Kurdëve u kërkohet anulimi i rezultateve të referendumit

16:15 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri irakian ka kërkuar nga Qeveria Rajonale e Kurdistanit që të anulojë rezultatin e referendumit mi pavarësinë.

Haider al-Abadi ka thënë se ai “asnjë nuk do të diskutojë” rezultatin dhe u ka bërë thirrje kurdëve që të iniciojnë dialogun brenda kornizës së kushtetutës, transmeton portali arbresh.info

Ai gjithashtu u zotua të “imponojë sundimin e Irakut” në të gjitha pjesët e Rajonit të Kurdistanit.

Rezultatet e referendumit ende nuk janë publikuar, mirëpo pritej që njerëzit të mbështesin plotësisht pavarësinë.

Krerët kurdë kanë thënë se një votim “po” do t’u japë atyre një mandat për të filluar negociatat për shkëputjen me qeverinë qendrore në Bagdad dhe me vendet fqinje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme