Liria ka arritur të shënojë fitore përballë Drenicës me rezultat 1-0, në një ndeshje mjaftë të fortë nga dy skuadrat.
Ndeshja e vlefshme për javën e 7-të prezantoi një përballje ku dy skuadrat dominuan nga një pjesë.
Prizrenasit ishin më të mirë në pjesën e parë ku rrezikuan dukshëm me Qëndrim Gashin dhe Jetmir Sefën.
Por rastin më të mirë e kishte Zenel Gavazaj, i cili pas një asistimi të bukur të Qëndrim Gashit shënoi për 1-0.
Me këtë gol që u shënua në minutën e 41-të, u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë drenicasit u munduan të rrezikojnë më shumë portën, por goditjet e tyre assesi të përfundojnë në portë.
Me këtë rezultat u mbyll ndeshja, që e dërgon Lirinë në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Drenica mbetet me 7 pikë.
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...