Ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku ka ndarë mendjen për kërkim të së drejtës që i takon sa i përket kompensimit të 4 vjetëve të qëndrimit të tij të padrejtë në paraburgim.
Por, edhe pse Lushtaku ende nuk ka vendosur se sa do të jetë shuma që ai do të kërkoj nga shteti si kompensim të 4 vjetëve të tij prapa grilave, ai ka vendosur që shumën që do të marr si kompensim të ua dhuroj personave në nevojë.
Lajmin për arbresh.info e ka bërë të ditur mbrojtësi i tij, Arianit Koci.
Avokati Koci i ka thënë arbresh.info se ende nuk kanë vendosur për shumën, por që kjo shumë sipas tij do të shkoj për çështje humanitare.
“Nuk kemi vendose për vlerën ende. Sidoqoftë, do të jetë një shumë e konsiderueshme dhe krejt mjetet do të jepen për ndihmë të personave në nevojë. Pra, z. Lushtaku këtë shumë do ta jep për çështje humanitare”, është shprehur avokati Koci.
Ndryshe, ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, i cili në qershor të këtij viti u lirua me vendim të Gjykatës Supreme si i pafajshëm pas rreth katër vjetëve, pati pranuar se do kërkojë kompensim ndaj shtetit për qëndrimin e padrejtë në paraburgim.
Nuk dihet nëse Lushtaku do të pranoj shumën që do t’i ofrohet nga Këshillit Gjyqësor i Kosovës, apo do kërkoj një shumë më të madhe, duke bërë padi në Gjyaktën Themeloren ë Prishtinë, sic ka bërë edhe bashkëluftëtari i tij, komandant “Celiku”, Fatmir Limaj.
Ndërkohë në një prononcim më herët për portalin arbresh.info, Drejtori i Departamentit Ligjor në KGJK dhe sekretar i Komisionit për Kompensim të Dëmit, Astrit Hoti, pati treguar ligjërisht se sa do të mund të ishte shuma që do t’i kompensohej ish-komandantit të zonës së Drenicës për secilën ditë që ka kaluar në paraburgim, përfshirë dëmet materiale, avokatët, seancat dhe pakot dhe vizitat familjare gjatë kësaj periudhe.
Hoti pati thënë se sa i përket kompensimit të dëmit kriteret përcaktojnë që për një dite qëndrimi në paraburgim për dëmin material është 9 euro, për demin jo material 6 euro, 50 euro në muaj pako dhe vizita familjare ndërsa 120 euro për avokat, 60 euro për kërkesë si dhe 60 euro për seanca.
Kreu i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë në maj të vitit 2015 me 12 vjet burg për akuzën e vrasjes. Por, në nëntor të vitit 2016 Gjykata e Apelit e shpalli të pafajshëm për veprën penale “Vrasja e një personi civil të burgosur shqiptar”, duke ia hequr 12 vjet burg, për të cilën ishte dënuar nga Gjykata Themelorë në Mitrovicë.
Apeli, e dënoi Lushtakun me 7 vjet burgim për veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, që ndërlidhet me Përgjegjësinë Komanduese”, nga e cila akuzë ishte liruar më parë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës./ Gita Lushi/ Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?