Një ngjarje në kufijtë e së pabesueshmes ka ndodhur sot në Llogara, ku një familje shqiptare ka konstatuar në një çantë të mbushur me para dhe i ka dorëzuar ato në polici.
Bëhej fjalë për 115 000 euro, të cilat pas verifikimeve u zbulua se i kishin harruar një çift nga Ukraina.
“Policia në përfundim të verifikimeve se kujt i përkiste kjo shumë monetare, ka sekuestruar shumën monetare prej 115 mije Euro dhe ka proçeduar penalisht dy shtetas Ukrainas për mosdeklarim të ardhurash në Pikën e Kalimit Kufitar”., – njofton policia.
Njoftimi i plotë
Një familje turistësh shqiptar në Llogara, gjen një sasi prej 115 mijë Euro dhe i dorëzon në Polici.
Policia e Vlorës i falënderon për aktin qytetar.
Policia në përfundim të verifikimeve se kujt i përkiste kjo shumë monetare, ka sekuestruar shumën monetare prej 115 mije Euro dhe ka proçeduar penalisht dy shtetas Ukrainas për mosdeklarim të ardhurash në Pikën e Kalimit Kufitar !
Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë nisur hetime intensive lidhur me një çantë personale, në brëndësi të saj me vlera monetare, në një sasi prej 115 mijë Euro, të gjetur në zonën e Llogarasë.
Konkretisht: Çanta është gjetur prej një familjeje turistësh shqiptar në Llogara, në zonën ku hidhen parashutat, dhe e dorëzoi atë pranë struktuarve policore.
Lidhur me këtë çantë në Sallën Opertative Vlorë, ka telefonuar një tjetër shtetas i cili njofton se në Llogara është harruar një çantë me vlera monetare prej dy shtetas Ukrainas.
Në përfundim të hetimeve nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik pas verifikimit dhe identifikimin se kujt u përkiste kjo çantë si dhe prej nga e kanë burimin të ardhurat, të cilat nuk ishin deklaruar nga shtetasit posedues në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë nisur proçedimin penal për shtetasit :
S.M., 62 vjeçe, dhe P.K., 57 vjeç, banues në Ukrainë.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e vlerave monetare.
Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, parashikuar nga neni 179/a të Kodit Penal.
Policia falenderon familjen e cila njoftoi dhe dorëzoi pranë
Strukturave Policore çantën e gjetur me vlera monetare për aktin qytetar.
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...