Me ardhjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në këtë pozitë, diplomacia ekonomike do të ketë efekt të madh në Kosovë.
Kështu tha Albert Prenkaj, drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme në një tryezë me temë “Diplomacia dhe Turizmi” që u organizua me rastin e Ditës Botërore të Turizmit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Tregtisë dhe Industrisë, shkruan arbresh.info.
“Në politikën e jashtme, diplomacia ekonomike ku hyn edhe turizmi është një nga aktivitete e para dhe me ardhjen e zëvendëskryeministri të ri, diplomacia ekonomike ka fituar edhe më tepër rëndësi se deri më tani. Kosova do të jetë një nga pikat rajonale të destinacionit turistik nga destinacionet më të larta”, ka thënë ai.
Ndërkaq, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha se anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Turizmit është një qëllim i rëndësishëm ashtu siç është anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe UNESCO.
Ai tha se qëllimi i MTI-së është riaktivizimi i projektit të Brezovicës dhe thirrja e investitorëve për të investuar në këtë kompleks turistik.
“MTI do të bëjë riaktivizimin e projektit të Brezovicës dhe do të ftoj investitorët seriozë për të investuar në këtë projekt strategjik në Kosovë. Kosova aktualisht e njohur në tregun ndërkombëtar për turizëm natyror për shkak të trashëgimisë kulturore, momumenteve fetare etj”, ka thënë Hasani.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1550295618368858/
Policia shqiptoi 1 mijë e 807 gjoba trafiku brenda 24 orëve
Një arkatare e një marketi në Prishtinë raporton 200 euro të...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohet se sulmuan një ...
Arrestohet punëtorja e një kompanie të sigurimit në Prishtin...
Babai në Viti e lajmëron të zhdukur vajzën e tij të mitur
Rama ndan albumin e fotografive nga Java e Kombeve të Bashku...