Sipas raporteve të ndryshme, trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka qenë në bisedime me Real Madridin për të zëvendësuar Zinedine Zidanen verën e ardhshëm.
Zinedine Zidane do të mbetet pa kontratë te Real Madridi në qershor të vitit 2018 dhe ende nuk ka rënë dakord për marrëveshjen e re, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht triumfit të tij në La Liga sezonin e kaluar, këtë sezon fillimi ka qenë mjaftë i vështirë për kampionin në fuqi, gjë që ka vendosur gjithashtu në dyshime të ardhmen e Zidanes.
Dhe bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, presidenti i klubit Florentino Perez tashmë ka filluar të mendojë për opsionet si zëvendësues të tij.
Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low është kontaktuar për të marrë detyrën pasi pritet të largohet nga popzita e tij pas Kampionatit Botëror 2018.
Raporti nga gazeta e lartpërmendur thotë se Zidanes do t’i lejohet të qëndrojë në klub edhe në vitin e mbetur pasi zëvendësuesi i tij do të arrijë në klub verën e ardhshme. Ndërkohë, Zidane besohet se do të jetë pasardhës i Didier Deschamps te Kombëtarja e Francës./arbresh.info/
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali