Google ADS

‘Elifi’ bëhet objekt tallje në internet (FOTO)

14:00 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Hatice Sendil u bë e njohur në Shqipëri me rolin e “Elif” në serialin “Një pjesë e imja”. Aktorja 34-vjeçare së fundmi është bërë objekt tallje në internet për shkak të një mashtrimi në një foto.

Duke dashur të duket më elegante pak muaj pas lindjes së fëmijës së parë, Hatice ka ndërhyrë me fotoshop në foton e saj të fundit.

Por mesa duket aktorja nuk e ka parë mirë foton para se ta postonte dhe fansat e kanë vënë re menjëherë që prapa saj ishin shtrembëruar edhe parmakët.

Fansat filluan ta quanin Haticen amatore në fotoshop dhe sigurisht shumë prej tyre nuk i ka pëlqyer ky “mashtrim” i aktores, ç’ka ka detyruar Haticen ta fshijë foton nga Instagram.

41334-640-0-59ca674808fb9 41335-640-0-59ca67480982f 41336-640-0-59ca674809a6e 41337-640-0-59ca674809c77 41339-640-0-59ca67480a074 41340-640-0-59ca67480a35e 41341-640-0-59ca67480ac2e

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme