Google ADS

Xhaka feston ditëlindjen, Mustafi me urim të veçantë (FOTO)

13:40 | 27 Shtator 2017
Arbresh Info

Ylli shqiptar Granit Xhaka feston sot (e mërkurë) ditëlindjen.

Reprezentuesi i Zvicrës, i cili është transferuar te Arsenali verën e kaluar për një shumë rreth 35 milionë funta, mbush 25 vite, shkruan portali arbresh.info.

Bashkëlojtari i tij te “Topçinjtë”, Shkodran Mustafi, që është gjithashtu me prejardhje shqiptare, i ka uruar mesfushorit ditëlindjen përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

“Xhaka – Boom! Urime ditëlindjen bro edhe 76 vjet tjera!”, shkruan Mustafi.

Mustafi dhe Xhaka janë pjesë e skuadrës nën udhëheqjen e trajnerit Arsene Wenger që nga edicioni 2016/17./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme