Si në çdo sezon tjetër, grimi është shumë i rëndësishëm për vajzat. Sigurisht që ai duhet të përshtatet me veshjet dhe stilin e çdo kujt. Jo gjithmonë ndiqni dhe ju pëlqejnë trendet e fundit por kjo nuk do të thotë që nuk duhet t’ju hidhni një sy.
Më poshtë do të gjeni disa prej trendeve më “in” të momentit dhe mos na thoni që nuk keni zbatuar ndonjërin prej tyre:
Mini aksesorët dekorative, kur përmendim këtë fjalë përfshijmë gurët, xixat dhe lulet. Një ndër trendet kryesore të vjeshtës janë pikërisht këto, gurë, xixa dhe lule të vendosura afër syve ose në thonjtë tuaj.
Buzët e kuqe. “In i këtij sezoni janë të gjitha nuancat e të kuqes. Siç edhe ne e dimë buzët e kuqe nuk zhgënjejnë asnjëherë!
Cat eyes (Sytë mace). Ky lloj grimi nxjerr në pah sytë tuaj dhe ju jep një pamje paksa më të egërt.
Ngjyrat e theksuara i japin fytyrës suaj shkëlqim dhe një pamje plot jetë.
Shkëlqimi nuk del asnjëherë nga moda, përdoreni për ti dhënë fytyrës paksa dritë.
“Smoky eyes” është një shpëtim për të gjitha vajzat, nuk dini çfarë ngjyra të përdorni për sytë? Shumë e thjeshtë, zgjidhni “smoky eyes” që përshtatet me çdo gjë./Blitz.al
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...