“Politikanët ju premtojnë qiellin para zgjedhjeve dhe më pas ju dhurojnë ferrin”, shkroi anarkistja Emma Goldman.
Përvoja e Faustit, që shet shpirtin e tij te demonët Mephistopheles, në këmbim të njohurive dhe kënaqësive tokësore, është trajtuar si një metaforë për akte të pahijshme politike.
Por nëse i hedhim sytë mbi lulzimin e politikës populiste, nga Brexit deri të zgjedhja e Donald Trump, kjo legjendë 500-vjeçare gjithmonë shfaqet në kohë krizash, por pse vazhdon të ndjekë imagjinatën perëndimore?
Legjenda e Faustit bazohet në jetën e Johann Georg Faust, një alkimist dhe praktikues i nekromantisë, një formë e ‘magjisë së zezë’. Libri që spekulonte të bëmat e tij që qarkullonin në fund të shekullit të 16-të, duke frymëzuar kështu e dramën e Christophet Marloew “Historia tragjike e jetës dhe vdekjes së doctor Faustit”, u shfaq në Londër së pari në vitin 1592. Përafërsisht në të njejtën kohë, legjenda e Pan Twardowski, magjistrari që shiti shpirtin te djalli, filloi të zinte rrënjë në folklorin polak.
Interpretimi më me influencë i legjendës së Faustit është shkruar nga Johann Wolfgang von Goethe (1749-1832). Me përjashtim të Frankeshtajnit, të shkruar nga Mary Shelley në 1818, që mendohet të jetë një legjendë e qëndrushme urbane, vështirë të mendohet ndonjë rrëfim tjetër që pasqyron shqetësimin për lindjen e një bote të re, plot mundësi dhe ankth.
Legjenda e Faustit ka depërtuar në të gjitha hapësirat kulturore, përfshirë poezinë (Pushkin, Byron, Heine), dramën (Havel, Mamet, Getrude Stein), muzikë klasike dhe opera (Schubert, Wagner, Berlizon), fiksion (Bulgagov, Turhenev, Wilde), si dhe në skulpturë dhe pikturë. Folklori ka mbushur kulturën popullore, nga The Simpson, deri te Rapsodia e Bohemisë së Mbretëreshë. Ka qenë subjekt i dhjetëra filmave, muzikave, përralla, video, romane grafike, komike dhe manga.
Legjenda duket të ketë një rezonancë të veçantë në kohën e krizës morale. Mephisto (1936), roman i Klaus Mann, ofron një portret të spikatur të një aktori që ngacmon veten me regjimin nazist në mënyrë që të avancojë në karrierën e tij. Ky ‘djallëzim’ e ndihmon aktorin të bëhet shumë i famshëm në Gjermani, por kur ai luan Faustin, ai e kupton gabimin e tij. Ai ishte kthyer vetë në një Faust, i komprometuar moralisht me të keqen.
Thomas Mann në romanin ‘Doktor Fausti’ shkroi trajtim më të dukshëm të legjendës së pas luftës, të cilin autori e përshkroi si ‘romani i epokës sime’. Protagonist është një kompozitor që heq dotë nga dashuria në këmbim të fuqive krijuese të krijuara, të cilat ai i fiton duke infektuar veten me sifilizin: siç shkruante Mann në një artikull, “helmi punon si intoksikim, stimulues, frymëzim; transportet e ekzaltimit e lejojnë atë të krijojë vepra të mrekullueshme të gjeniut “. Bazuar pjesërisht në historinë e jetës së Nietzsche, romani hulumton se si nihilizmi dhe primitivizmi uzurpojnë kulturën borgjeze. Në gjirin e vdekur të Rajhut të Tretë, degradimi fiziologjik, mendor dhe shpirtëror i protagonistit të Mannit bëhet një metaforë mbi korrupsionin moral të Gjermanisë.
Tundimet e fashizmit dominojnë shëmbëlltyrat Faustiane të shekullit të 20-të, ku më së shumti janë shfaqur në dramën “The Visit” (1956) të Friedrich Dürrenmatt, në të cilën qytetarëve u ofrohet ryshfet për të vrarë një nga qytetarët e tyre. Ndikimi i korrupsionit është gjithashtu tema e tregimit të shkurtër të Stephen Vincent Benet, The Devil dhe Daniel Ëebster (1936), shkruar në kulmin e Depresionit të Madh, në të cilin një fermer i ngujuar shet shpirtin e tij për shtatë vjet prosperitet. Avokati i tij përpiqet të argumentojë se blerësi është një mashtrues, por djalli thotë se ai ishte i pranishëm në lindjen e Amerikës: “Kur gabimi i parë u bë me indianin e parë, unë isha atje. Kur skllavi i parë i shpëtoi nga Kongo, unë qëndrova në kuvertën e saj”…që më pas këto rreshta u khyen edhe në inspirim për këngën e Rolling Stones ‘Sympathy for the Devil’.
Ndoshta në mënyrë të pashmangshme, tema e ryshfetit demonik ka qenë subjekt i propagandës zgjedhore. Një shembull intrigues është transmetimi i disejnuar i Partisë Konservatore në prag të zgjedhjeve në Britani të Madhe në vitin 1997. Atëkohë Tony Blair ishte Fausti, i inkurajuar për të mashtruar elektoratin nga spin-doktor të ‘artëve të errëta’ Peter Mandelson. Shfaqja e tij u ndalua në momentin e fundit me këmbënguljen e kryeministrit John Mayor, pasi ai frikësohej se negativiteti i tij do të dëmtonte partinë dhe analogjia e tij do të ofendonte Blairin, i cili konsiderohet një i krishterë i devotshëm.
Përkundër mbështetjes së saj teologjike, legjenda e Faustit ka lulëzuar në shoqëritë laike të konsumit, veçanërisht në kulturat e kënaqësisë së menjëhershme. Nga kartat e kreditit, ushqimi i shpejtë, ne zgjedhim një kënaqësi të menjëhershme edhe pse e dimë se kjo zgjedhje sjell dhimbje afatgjate.
Legjenda e Faustit fitoi famë në kohën kur ‘bota mesjetare’ hapi dyert për një kulturë të tregtare. Karl Marksi e fluksin e artë nga Bota e Re si agimi i kapitalizmit, sistem të cilin ai e konsideron me një magjistar, i cili nuk është më ‘në gjendje të kontrollojë fuqitë e botës së krimit që ai ka ftuar’.
Fausti fillon me një turne të madh, duke takuar Papën në Romë, perandorin gjerman Charles dhe shpirtat e Aleksandrit të Madh, Dariusit të Persisë dhe Helenën e Trojës. Është një ekskursion verbues, në fund të fundit, i papërfillshëm: “Një shfaqje e mrekullueshme! Po, por vetëm një shfaqje”.
Kostoja ekologjike dhe njerëzore e këtij oreksi të pangopur për zgjerim është e dukshme në shekullin e 21-të. Ndryshimi i klimës ndoshta është analogjia bashkëkohoore më e përshtatshme që vë në dukje pazarin Faustian, dekada të rritjes së shpejtë ekonomike për një elitë të caktuar, pasuar nga pasoja të rënda globale për përjetësinë. Në mënyrë të ngjajshme, tundimi i energjisë bërthamorë është përshkruar në terma Faustian: ato “fuqi të botës së krimit” u lëshuan, me potencialin e nxitjes dhe shkatërrimin e planetit.
Teknologjia ka theksuar zgjedhjet tona të përditshme: kush lexon “termat dhe kushtet”? Telefonat e mençur marrin vëmendjen tonë të përkohshme dhe ne jemi si një Faust, i cili premton të bëjë pakt me shpirtin e tij për të shijuar një përvojë. Epoka e Goethe përfundon me Faustin duke parashikuar përfundimin e një projekti që do të çlironte jo vetëm punëtorët e tij, por edhe veten nga “aktiviteti i shqetësuar”.
“Çdo epokë historike e dukshme do të ketë Faustin e vet”, shkroi Kierkegaard.
Deri në një farë mase, sfida jonë është se të gjithë jemi Fausti. Ne jemi të rrënuar nga politikanët që ofrojnë përgjigjje të lehta të problemeve komplekse, veçanërisht kur ato përgjigje të thjeshta janë premtime boshe.
Legjenda na paralajmëron të jemi të kujdesshëm ndaj kultit të egos, joshjes së famës dhe kremtimit të pushtetit.
Në tërë këtë triumf vjen urtësia plot vërtetësi: “çfarë e mirë do të jetë për një njeri, nëse ai fiton gjithë botën, por e humb shpirtin e tij?”
Burimi: BBC
Përkthimi: arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën