Valon Berisha ka mbetur lojtar i Red Bull Salzburgut pavarësisht se për të pati interesim në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Newcastle United dhe Leicester City raportohet se ishin interesuar për mesfushorin e Kosovës që vlerësohet rreth 13 milionë euro. Megjithatë, sipas “Shield Gazette”, Newcastle akoma po e monitoron situatën e Berishës dhe madje e kishte vëzhguar nga afër ndeshjen me Vitoria Guimaresin në Ligën e Evropës në mes të shtatorit.
24-vjeçari, i cili la Norvegjinë për Kosovën në vitin 2016, ishte një nga talentet më të mëdha të futbollit në Skandinavi dhe ishte cak i shumë klubeve të Premier Ligës edhe më parë, raporton “HITC”.
“Valon Berisha ka mundur të kalonte në cilindo klub të Anglisë, por do të detyrohej të shkonte në akademi, ku nëntë nga dhjetë lojtarë nuk arrijnë në ekipin e parë”, kishte thënë agjenti Rune Hauger për “Stavanager Aftenblad”, pasi Berisha ishte testuar te Chelsea, Manchester City dhe Aston Villa kur ishte 14 dhe 15 vjeçar.
Sezonin e shkuar Berisha shënoi tetë gol në të gjitha garat.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte