Rama e Haradinaj: Viti 2017 i Skënderbeut dhe i shqiptarëve (VIDEO)

11:26 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Është mbajtur mbledhja e Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave, atij të Shqipërisë Edi Rama dhe të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryeministri, Edi Rama tha me këtë rast se kjo është një përpjekje e përbashkët për konkretizim të një viti simbolik që shqiptarët e duan të favorshëm dhe frymëzues, shkruan arbresh.info.

“Është detyra jonë  e përbashkët që 105 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe përvjetorët e tjerë të rëndësishëm t’i kthejmë në stacione ku të flasim me një gjuhë për të ardhmen dhe ku mund t’i drejtohemi njerëzve me gjuhën  e rezultateve konkrete. Për sa kohë që ne jetojmë në shtete të ndara, jo vetëm të mos e harrojmë por të punojmë bashkërisht që hapësira që mbulojnë këto dy shtete të jetë një hapësirë shqiptare 3e integruar në Bashkimin Evropian si një popull që nuk mund të jetoj në jetë të jetëve i ndarë në dysh”, ka thënë Rama.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova ka një rrugë të vështirë mirëpo çdo herë ka qenë në dijeni se nuk është e vetme në rrugëtimet e saj.

Haradinaj tha se Kosova asnjëherë nuk ka munguar e nuk do të mungoj as në të ardhmen që të kontribuoj për afruar më afër shqiptarët.

“Na vjen shumë mirë që në këtë nder që na bëhet sot mund të jemi bashkë në një vit që është i lidhure me figurën që më së shumti qdo herë na ka bërë të ndihemi krenar, Gjergj-Kastriori Skënderbeu. Në çdo herë nuk kemi munguar e as nuk do të mungojmë që të kontribuoojmë që ta ndjejmë njëritjetrin më afër dhe ajo që ndodh mes nesh të jetë në dobi të secilit”, ka thënë Haradinaj.

/arbresh.info/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155177476431523/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme