Google ADS

Begaj i bindur për Malishevën, thotë se do të fitojnë edhe komuna tjera

10:53 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryetari aktual i Malishevës, njëherësh kandidat i Nismës për Kosovën, Ragip Begaj, ka shprehur bindje se më 22 tetor do të fitojë edhe një mandat qeverisës.

Ai ka thënë se optimizmin për fitore e bazon në punën dhe qeverisjen e mirë katërvjeçare në Malishevë.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Begaj ka deklaruar se në mandatin e ardhshëm qeverisës prioritete do të jenë vazhdimi i projekteve kapitale, përmirësimi i infrastrukturës, investimet në bujqësi si dhe mbështetja për bizneset e vogla.

Megjithatë, ai ka thënë se sfida në këtë komunë mbesin shkalla e lartë e papunësisë si dhe mungesa e zhvillimit ekonomik. Përveç fitores në Malishevë, Begaj ka shprehur optimizëm për fitoren e Nismës edhe në Drenas dhe në Prizren.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme