Google ADS

Barcelona nuk do të pritet në mënyrën më të mirë në Lisbon

10:56 | 27 Shtator 2017
Arbresh Info

Para përballjes në Estadio Jose Alvalade për ndeshjen në Ligë të Kampionëve ndaj Sportigut, Barcelona do të pritet nga imazhet e Luis Figos dhe Cristiano Ronaldos.

Postierët gjigantë të dy lojtarëve, të cilët kanë pasur sukses të madh te rivali i përbetuar i Barcelonës – Real Madridi, janë të vendosur para hyrjes në stadium, transmeton portali arbresh.info.

Postieri i Figos është vendosur për shkak se lojtari ishte futbollisti i parë portugez i votuar si lojtari më i mirë në botë ndërsa imazhi i Ronaldos është vendosur pasi sulmuesi është lojtari më i dekoruar në historinë e këtij vendi.

Sporting i prezantoi ata me futbollin profesional dhe ata vazhdojnë të jenë krenar për atë që kanë arritur yjet e tyre.

Sidoqoftë, diçka e tillë do të bëjë Barcelonën të ndihet e parehatshme./arbresh.info/

Të ngjashme