Prishtina do të bëhet me platformën “Open Data”, platformë kjo e cila ka për qëllim transparencën dhe është në shërbim të qytetarëve për qasjen në të dhënat dhe informacionet në mënyrë që ato t’i kenë në dispozicion.
Kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në prezantimin e kësaj platforme digjitale, tha se kjo platformë është një bazë e demokracisë, përcjell arbresh.info.
“Mendojmë që transparenca dhe llogaridhënia janë bazamente të demokracisë, në mënyrë që të informohen qytetarët për shpenzimet, vendimet dhe çdo informatë tjetër që ju nevojitet”, tha ai.
“Kjo do të jetë e mirë për komunën e Prishtinës që ta bëjmë qytetarin pronar të vërtet të qytetit”, u shpreh Ahmeti.
“Me ndihmën e UNDP kemi punuar në platformën e ‘Open Data’, me c’rast të gjitha informatat që i kërkojnë qytetarët t’i kenë lehtë. Unë iu bëjë thirrje edhe të tjerëve që të aplikojnë këtë sistem. Nuk është një punë që kushton shumë“, tha ai
Ai tha se ideja e kësaj platforme është që asnjë vendim të fshehtë e të mos dihet dhe informacioni të jetë edhe tek qytetarët, pra mos të ketë informata të fshehura.
Ndërsa nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi tha se qëllimi i kësaj platforme është që informacionet të jenë në dispozicion të qytetarëve
Ai tha se qytetarët, OJQ-të, institucionet mund të informohen më saktë lidhur me vendimet Komunës së Prishtinës.
“Kjo platformë kaq transparente, llogaridhënëse, ku qytetarët, OJQ-të, institucionet, mund të vijnë tek informacioni i saktë mbi buxhetin tonë shpenzimet të hyrat, por edhe të bëjnë krahasime me të hyrave dhe shpenzimeve dhe me pa se ku janë tu u dediku parat e qytetarëve se ku po shpenzohen”, tha ai.
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...