Google ADS

Republikanët dështojnë në zëvendësimin e ligjit shëndetësor Obamacare

10:18 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

 Republikanët dështojnë në zëvendësimin e ligjit shëndetësor Obamacare

 Republikanët dështojnë t’i sigurojnë votat për anulimin e planit shëndetësor Obamacare, transmeton arbresh.info.

Kjo nuk është hera e parë që republikanët provojnë ta anulojnë këtë ligj të vënë që nga 2010-a.

Senatorët, Bill Cassidy, Lindsey Graham dhe Dean Heller thonë që dështimi është shkak i kohës së shkurtër që kanë pasur në dispozicion.

Që nga ndryshimi i administrimit konsiderohet që ende republikanët nuk kanë arritur ndonjë fitore të madhe gjatë votimeve në Kongresin Amerikan.

Kodi shëndetësor Obamacare, u siguron sigurim shëndetësor rreth 20 milion amerikanëve.

Largimi i këtij ligji është një nga premtimet primare të Presidentit Trump gjatë zgjedhjeve të 2016-ës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme