Kryetarët e përjetshëm

08:42 | 27 Shtator 2017
Arbresh.info

Disa kandidatë synojnë që ta fitojnë mandatin e katërt në krye të komunave të Kosovës më 22 tetor të këtij viti gjersa jo pak të tillë po e kërkojnë votën e qytetarëve në këto zgjedhje për mandatin e tretë.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashota, po synon që më 22 tetor 2017 ta fitojë mandatin e katërt në krye të kësaj Komune pas qeverisjes për tri mandate të plota.

Të njëjtat pretendime i ka edhe homologu i tij i Fushë Kosovës. Burim Berisha, kandidat i LDK-së për Fushë Kosovën, po e kërkon votën e qytetarëve të kësaj komune në zgjedhjet e 22 tetorit për mandatin e katërt, transmeton zeri.info.

Ndërsa numri i kandidatëve që në këto zgjedhje e kërkojnë mandatin e tretë është jo i vogël.

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, i cili njëherësh është kandidat i kësaj partie për ta drejtuar Podujevën për mandatin e tretë, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se është i bindur se ka ende për të dhënë për qytetarët e kësaj komune, transmeton zeri.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme