Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” zgjodhi pesë anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së. Fevzi Berisha, Alberta Troni, Kemajl Bislimi, Zeqir Veselaj dhe Beqir Sadikaj janë emrat e pesë të zgjedhurve.
Katër nga këta anëtarë janë të rinj në këto pozita përveç Beqir Sadikajt, i cili është rizgjedhë.
Tre nga pesë anëtarët e Këshillit Drejtues që u zgjodhën dje ishin apo edhe janë pjesë e partive politike në Kosovë.
Fevzi Berisha është Profesor i Rregullt në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Ai është anëtari i 63 në listën e Këshillit të Përgjithshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Alberta Troni është Profesor i Asocuar në degën e Muzikës në Fakultetin e Arteve. Ajo ishte kandidate e LDK-së për deputete në zgjedhjet e parlamentare në Kosovë. Ajo nuk arriti të jetë deputete.
Beqir Sadikaj është Profesor i Rregullt në Fakultetin Juridik. Ai ishte kandidat i për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Kemajl Bislimi është Profesor i Asocuar në departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore.
Zeqir Veselaj është profesor i asocuar në Fakultetin e Edukimit.
Për më tepër, Këshilli Drejtues i UP-së në përbërjen e tij ka nëntë anëtarë, pesë prej të cilëve zgjedhën nga Senati, kurse katër të tjerët përcaktohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë (MAShT), shkruan kallxo.com
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...