Nëse jeni tifoz i Eminemit, Ledrit, Geti apo Noizyt, nuk kemi lajme të mira për ju.
Sipas një studimi të fundit, njerëzit që pelqejnë muzikën rep më shumë se muzikën klasike, ka gjasa të kenë aftësi psikopatike, shkruan The Guardian, transmeton portali arbresh.info
Përderisa studimi përfundimtar ende nuk është publikuar, studiuesit shkojnë edhe më tej duke theksuar se këngët rep mund të përdoren për të ndihmuar në parashikimin e çrregullimit mental.
Studiuesit nga Universiteti i Nju Jorkut vështruan se si preferencat muzikore të njerëzve lidhen me tendencat e tyre psikopatike.
Në studim kanë marrë pjesë 200 njerëz të cilëve u janë lëshuar 260 këngë dhe më pas janë marrë analizat për të ardhur në këtë përfundim.
Rezultatet treguan se njerëzit me tendenca më të larta të psikopatisë ishin tifozë të flaktë të muzikës rep.
Duke folur për The Guardian, Dr Pascal Wallisch, autori kryesor i studimit, tha: “Mediat i portretizojnë psikopatët si vrasës, apo vrasës seriale, por e vërteta është se ata nuk janë të dukshëm, janë sikurse Jokeri në filmin Batman”./arbresh.info/
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...