Qeveria spanjolle ka deklaruar se policia e saj do të kontrollojë kabinat e votimit në Katalonje për të ndihmuar në këtë mënyrë pengimin e mbajtjes së referendumit për pavarësi, të cilin Madridi e ka shpallur të paligjshëm.
Mosmarrëveshja e ka zhytur Spanjën në një nga krizat më të mëdha politike që nga rivendosja e demokracisë në vitetet e ’70-ta, pas dekadave të diktaturës ushtarake, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info
Kryeministri Mariano Rajoy ka thënë se referendumi është në kundërshtim me ligjin dhe gjykata kushtetuese ka urdhëruar që të ndalet. Megjithatë, qeveria e Katalonjës mbetet e angazhuar për të mbajtur referendumin e planifikuar për ditën e diele.
Gjatë takimit me Presidentin Trump në Uashington, kryeministri spanjoll Rajoy tha se do të ishte ‘qesharake’ nëse rajoni verilindor shpall pavarësinë.
Trump ka kundërshtuar referendumin dhe ka theksuar se do të dëshirontë të shikonte një Spanjë të bashkuar.
Prokurori i Katalonjës ka urdhëruar policinë rajonale, të njohur si Mossos d’Esquadra, të marrë kontrollin e çdo kabineti votimi deri të shtunën, tha një zëdhënës i delegacionit katalanas të qeverisë së Madridit.
Qeveria rajonale katalane, e cila planifikon të shpallë pavarësinë brenda 48 orëve nga fitorja “po” ka theksuar se votimi do të mbahet dhe ka dërguar njoftime për katalanist në të gjithë rajonin.
Shumë nga katalanasit nuk kishin marrë informacione se ku do të votonin, pasi shërbimi postar shtetëror ishte urdhëruar që të ndalonte të gjitha postimet që kishin të bënin me referendumin./arbresh.info/
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë