Lladrovci pezullon të gjitha aktivitetet pas aksidentit ku vdiqën dy persona nga Drenasi

22:54 | 26 Shtator 2017
M. A.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci pas aksidentit ku humbën jetën tre persona në Komoran, iu ka shprehur ngushëllime familjeve të të aksidentuarve.

Lladrovci më këtë rast edhe ka pezulluar të gjitha aktivitetet e planifikuara sipas kalendarit të fushatës zgjedhore.

“Me rastin e aksidentit të tmerrshëm që ndodhi sonte në Komoran, familjeve të të aksidentuarve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Për shkak të këtij rasti tragjik, për ditën e nesërme i pezulloj të gjitha aktivitetet e planifikuara sipas kalendarit të fushatës zgjedhore” ka thënë Lladrovci.

Nga aksidentet në Komoran, dy persona që kanë humbur jetën janë nga Komuna e Drenasit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme