Google ADS

Gjërat që femrat i shohin si ‘normale’, bëjnë meshkujt të ‘lejnë kokën’ pas tyre

22:47 | 26 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Ka shumë gjëra që femrat i cilësojnë si aspak seksi, por që për meshkujt rezultojnë të jenë të kundërta.

Seksi dhe atraktivja nuk  janë e njejta gjë, sepse seksi është subjektiv, ndërsa ajo që mund t’i duket dikujt seksi, dikujt tjetër mund t’i duket e mërzitshme, transmeton portali arbresh.info

Por mësoni më shumë mbi gjërat që femrave ju duken të zakonshme, ndërsa meshkujve shumë seksi.

  1. Rregullimi i flokëve

Meshkujve u pëlqen të shohin gratë duke lëshuar ose rregulluar flokët. Shpesh ata dëshirojnë që t’ju puthin qafën pasi t’i keni rregulluar flokët, dhe kjo është një e mirë, apo jo?

  1. Sensi i mirë i humorit

Meshkujt i pëlqejnë femrat me sens humori, por edhe më shumë i pëlqejnë ato që nuk ofendohen nëse ata drejtojnë ndonjë shaka në llogari të saj.

  1. Mënyra se si ecni

Mënyra se si ecni flet shumë për ju dhe shumica e meshkujve e shohin pikërisht mënyrën e ecjes dhe vlerësojnë karakterin tuaj.

  1. Mënyra se si e vendosni perfumin

Meshkujt ‘luajnë nga mendja’ kur ju vendosni perfuming që ju pëlqen shumë. Pastaj, kush nuk dëshiron që mbani aromë hyjnore?

  1. Mënyra se si kujdeseni për të tjerët

S’ka asgjë më seksi sesa mënyra se si kujdeseni për të tjerët. Meshkujt e shohin seksi pozicionin kur vajza është e gatshme të ndihmojë familjen sa herë që ata janë në nevojë.

  1. Kur gatuani për të

Nuk do të thotë se ju duhet të gatuani gjithmonë sepse jeni grua. Por herë pas here, gatimi do të shkrijë zemrën e partnerit tuaj. Në fakt, çiftet që gatuajnë së bashku kanë marrëdhënie seksuale, më të shëndetshme.

  1. Kur dëgjoni

Është shumë e vështirë të besoni se kur keni durim të dëgjoni ju ngjani shumë seksi. Në ditët e sotme, njerëzit nuk dëgjojnë, ose dëgjojnë vetëm sa për të kthyer përgjigjje. Disa dëgjojnë sepse presin rradhën që të flasin. Por askush nuk e kupton se sa seksi duken femrat që kanë durim të dëgjojnë.

 

  1. Mënyra se si dashuroni

Ajo të do për atë që je…kjo është njëra ndër pikat kryesore që ju bën të dukeni shumë seksi në sytë e një burri. Kur dashuroni tjetrin për shpirtin që ka, kjo është tej mase seksi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme