Google ADS

Droni amerikan vret tetë militantë të dyshuar në Afganistan

22:22 | 26 Shtator 2017
Arbresh.info

Një dron amerikan ka vrarë tetë militantë të dyshuar të Daesh-it në provincën lindore të Nangarhar, sipas policisë.

Ky është sulmi i dytë i tillë në dy ditë rresht në provincë, transmeton portali arbresh.info

Në një deklaratë, policia në Nangarhar tha se avioni kishte vënë në shënjestër një strehë të militantëve të dyshuar të Daesh-it në rrethin Nazian.

Një numër i madh i armëve dhe municioneve u shkatërruan gjithashtu.

Në sulmin e mëparshëm, zëdhënësi i policisë Hazrat Hussain i tha agjencisë Anadolu, që një avion i Uashingtonit goditi një makinë në lagjen Haska Maina të dielën vonë, duke vrarë pesë pasagjerë, të cilët besohej të ishin militantë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme