Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetete e Bashkuara do të marrin ‘opsion shkatërrues ushtarak’ për t’i dhënë fund tensioneve me Korenë Veriore.
Trump ka thënë se masa do të jetë ‘shkatërruese’ për Phenianin, transmeton portali arbresh.info
I pyetur nëse konsideron dërgimin e ushtrisë në Korenë Veriore, Trump tha: “Ne jemi plotësisht të përgatitur për opsionin e dytë, por jo më të prefereuarin, por ky do të jetë një mision shkatërrues dhe ju mund ta quani opsion ushtarak’.
“Ai ( Kim Jong-un) është duke vepruar shumë keq. Ai ka thënë gjëra që nuk do të duhet t’i thoshte kurrë”, ka shtuar Trump.
“Shumë administata të mëparshme e kanë lënë këtë situatë në rrëmujë, por unë vetë do ta rregulloj rrëmujën”, shtoi ai.
Kërcënimi i fundit nga Trump erdhi pasi Koreja Veriore tha se ‘SHBA-të i kanë shpallur luftë vendit komunist’, deklaratë të cilën e mohoi Shtëpia e Bardhë./arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...