Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë shprehur të martën të bindur se qytetarët e Prizrenit do të përcaktohen për të lënë prapa qeverisjen e keqe 10 vjeçare të kësaj komune, duke votuar më 22 tetor Hatim Baxhakun për kryetar komune dhe kandidatët e LDK-së për këshilltarë komunalë.
Gjatë shpalosjes së programit qeverisës dhe prezantimit të kandidatit për kryetar dhe kandidatëve për këshilltarë komunalë, kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, ka theksuar se qeverisja me në krye Hatim Baxhakun do ta ndalë keq-qeverisjen, korrupsionin dhe nepotizmin.
Duke folur para të pranishmëve, të mbledhur në sheshin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pavarësisht motit me shi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se është i bindur që Prizreni duhet t’i kthehet LDK-së.
“Kjo forcë garanton se ky qytet do të qeveriset mirë. Ka kaluar një dekadë e qeverisjes së keqe. Me fitoren e Hatim Baxhakut dhe kandidatëve të LDK-së për këshilltarë komunalë, më 22 tetor, Prizrenit do t’i kthehet qeverisja e drejtë, e shëndoshë dhe që garanton prosperitet”, ka theksuar Mustafa.
Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Hatim Baxhaku, është shprehur i bindur në fitoren e tij dhe LDK-së më 22 tetor në Prizren dhe ka premtuar ndryshime radikale në mënyrën e qeverisjes së kësaj komune.
“Ne do t’ia kthejë qeverisjen qytetarëve, pa asnjë dallim, duke ndalur degradimin e deritanishëm”, ka thënë Baxhaku, sipas të cilit, ai dhe LDK në Prizren kanë program konkret dhe të realizueshëm, për ta ndryshuar radikalisht Prizrenin.
“Fitorja jonë në këto zgjedhje është shkëputje nga qeverisja shkatërrimtare, e uzurpuar nga pushtetarët dhe familjarët e tyre. Ne do të ndërpresim praktikat e nepotizmit dhe ryshfetit për të kryer punë”, ka thënë Baxhaku, sipas të cilit, qeverisja nën drejtimin e tij, pas 22 tetorit, në fokus kryesor do të ketë zbatimin e ligjit me çdo kusht dhe ndaj çdokujt.
“Unë dhe qeveria lokale që do ta udhëheqi, do të jemi të hapur e transparent. Paranë publike do ta menaxhojmë me përgjegjësi dhe do ta përdorim vetëm për investime në të mirë të qytetarëve”, ka theksuar Baxhaku.
Baxhaku ka premtuar bashkëpunim me qytetarët dhe ekspertët e shoqërinë civile për zbatimin e programit të tij qeverisës për Prizrenin, i cili, sipas tij, do të sjellë ndryshime pozitive për të gjitha fushat e jetës në këtë komunë.
Ai ka premtuar luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar e korrupsionit, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të komunës së Prizrenit për t’ua kthyer shpresën e vrarë nga qeverisja e keqe 10 vjeçare e kësaj komune.
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...