Arrestohet në Maqedoni kryetari i Bashkisë Pustec, Edmond Themelko.
Sipas medieve lokale, Edmond Themelko është arrestuar pak momente më parë nga policia pasi gjykata dje kishte kërkuar masën e paraburgimit dhe menjëherë pas kërkesës së gjykatës ishte lëshuar një flet-arrest ndërkombëtar.
Kreu i Pustecit, Edmond Themelko është akuzuar në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore, raporton ALSAT.
Përveç Temelkos, në “Titanik” akuzohen edhe ish kryeministri, Nikolla Gruevski si dhe ministrat në qeverinë e tij, Gordana Jankuloska, Biljana BrishkovskaBoshkovska dhe Mile Janakieski. Në mesin e 20 të akuzuarve janë edhe Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski. Përveç ish krerëve të VMRO DPMNEsë janë akuzuar edhe funksionarë të BDIsë, Ejup Alimi dhe Ismet Guri.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...