Google ADS

Haradinaj për Demarkacionin: Nuk quhet marrëveshje nëse nuk ratifikohet nga dy shtete

19:33 | 26 Shtator 2017
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e konsideron ndërkombëtare marrëveshjen për demarkimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, edhe pse kjo marrëveshje është ratifikuar nga parlamenti i vendit fqinj.

Haradinaj tha se një marrëveshje nuk quhet ndër kombëtare nëse nuk ratifikohet nga dy vende.

Kryeministri, njëherësh lider i AAK-së, i bëri komentet gjatë një tubimi zgjedhor në Pejë.

Komentet e Haradinajt pasojnë deklaratën e ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Srxhan Darmanoviq, se çështja e demarkacionit është e kryer për vendin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme