Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se kurdët irakianë mund të vuajnë urie si pasojë e masave ndëshkimore pas referendumit të pavarësisë.
Erdogan ka akuzuar kreun e qeverisë rajonale të Kurdistanit për ‘tradhëti’ dhe për nxitje të votimit pavarësisht nga kundërshtimet ndërkombëtare, transmeton portlai arbresh.info
“Massoud Barzani duhet të heq dorë kjo aventurë”, tha ai.
Erdogan ka kërcënuar kurdët se do të ndalë tubacionet e naftës dhe do të ndalojë kamionët që kalojnë kufirin e Turqisë.
Turqia ka frikë se formimi i një shteti të pavarur kurd në kufi të vendit do të ushqejë ndjenjën separatiste në pakicën e kurdëve që jetojnë në Turqi.
LEXO EDHE: Kurdët në Irak shkruajnë historinë, votojnë për pavarësi
Rezultatet e referendumi ende nuk janë shpallur, megjithatë pritet një ‘po’ e fuqishme.
Krerët kurdë kanë deklaruar se rezultati i referendumit automatikisht do të thotë ‘deklaratë e pavarësisë’, por ata kanë shtuar se me anë të negociatave do të fillojë shkëputja me qeverinë qendrore në Bagdad dhe me vendet fqinje.
Kryeministri irakian, Haidel al-Abadi, referendumin e kanë quajtur ‘jokushtetues’./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”