Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka folur për rëndësinë e votës.
Sipas tij, Kuvendi Komunal vendos për shumë gjëra të rëndësishmë në jetën tonë, andaj edhe duhet të jemi të vëmendshëm.
“Asambleistët vendosin për planet rregullative e për pronën tonë, për buxhetin se ku shpenzohen paratë tona, për tatimin në pronë që e paguajmë, për çdo rregullore (orari i kafeterive, taksi, transporti publik etj etj) e deri te tarifat për certifikata.”, ka thënë ai mes tjerash./arbresh.info/
Shkrimi i plotë i Ahmetit:
Këto ditë lexova shumë statuse të hajgareve me kandidatë për asamble. E pranoj, disa prej këtyre hajgareve po janë shumë të mira dhe po i shpërndajmë edhe në rrjete sociale. Po ashtu, e kuptoj edhe pse. Me 7 mijë kandidatë për zgjedhje komunale vështirë është me kalu në facebook, portal apo webfaqe pa i pa reklamat dhe ofertat. Besa edhe në rrugë e njëjta gjë.
Krejt në rregull, por ju kisha lut si qytetar që edhe votën mos ta merrni hajgare. Kuvendi Komunal vendos shumë për jetën tonë e qe besa për gjana shumë më të afërta për neve se sa niveli qendror. Asambleistët vendosin për planet rregullative e për pronën tonë, për buxhetin se ku shpenzohen paratë tona, për tatimin në pronë që e paguajmë, për çdo rregullore (orari i kafeterive, taksi, transporti publik etj etj) e deri te tarifat për certifikata.
Mund të qeshim me numrin e kandidatëve, ofertat e disa prej tyre por assesi për votën. Është shumë me rëndësi për jetën tonë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?