Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka theksuar se Puerto Rico është në ‘telashe serioze’ pasi vendi u godit nga uragani Maria, e cila ka lënë pa energji elektrike mbarë vendin.
“Teksasi dhe Florida ( të prekur nga Harvey dhe Irma) janë duke u këndellur, por Puerto Rico, që tashmë vuan nga infrastrukturë e shkatërruar dhe ka borxhe masive, është në telashe të rënda”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter, transmeton portali arbresh.info
“Rrjeti i vjetër i energjisë, i cili ishte në gjendje të tmerrshme, u shkatërrua. Pjesa më e madhe e ishullit u shkatërrua, me miliarda borxhe ndaj Wall Street dhe bankave, fatkeqësisht, duhet të përballemi me të,” shtoi ai.
“Ushqimi uji dhe ilaçet janë përparësitë kryesore,” shtoi Trump.
Uragani Maria ka shkatërruar ishullin pasi vendi u godit nga stuhia e kategorisë 4. Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur, për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve./arbresh.info/
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...