Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës, me fokus sektorin e energjisë, si parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, kanë thënë përfaqësuesit e Bankës Botërore, Linda Van Gelder Drejtoreshë Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor dhe Marco Mantovanelli, Drejtor i Bankës Botërore për Kosovë gjatë takimit që zhvilluan sot me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Me këtë rast drejtoresha Gelder u njoftua nga Ministri Lluka me prioritetet e MZHE-së, ku sektori i energjisë zë vendin më të rëndësishëm, respektivisht projekti i TC Kosova e Re dhe projektet për zbatimin e masave të Eficiencës së Energjisë, që kanë për qëllim sigurinë e furnizimit me energji dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ministri Lluka dhe Menaxheri i Bankës Botërore Mantovanelli kanë diskutuar mbi zhvillimet aktuale ekonomike në vend, e veçanërisht për sektorët që mbulohen nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Drejtori i Bankës Botërore, ka ritheksuar mbështetjen e institucionit që përfaqëson për projektet e energjisë, i bindur se siguria e furnizimit me energji ka impakt direkt në zhvillimin ekonomik.
Nga ana e tij kreu i MZHE-së ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen financiare që u jep projekteve të energjisë, një prej të cilëve është edhe kredia për zbatimin e masave të EE në ndërtesat publike si projekti në fushën e TIK-ut dhe ai i revitalizimit të kanalit të Ibër Lepencit.
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?