Google ADS

Qeveria bëhet gati ta dërgojë Demarkacionin në Arbitrazh

18:17 | 26 Shtator 2017
M. A.

Qeveria e Kosovës parasheh që çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi ta zgjidh edhe përmes Gjykatës së Arbitrazhit nëse shteti fqinjë refuzon të hap këtë çështje edhe njëherë.

Përpjekja e parë e shtetit të Kosovës, që përmes bisedimeve të rifillojë edhe një herë demarkimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, u refuzua nga këta të fundit.

Gjatë vizitës zyrtare që ka bërë ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli në këtë shtet, ka marr përgjigjeje të qartë se për ta demarkacioni është çështje e mbyllur.

Këtë Pacollit ia ka bërë me dije homologu malazez Sërgjan Darmanoviq.

Por, në Qeverinë e Kosovës, ende besojnë se ka vend për biseda në këtë çështje.

Drejtori i Zyrës për komunikim në Qeverinë Haradinaj, ka thënë për lajmi.net, se kohë më parë zyrtarë të lartë të shteti të Malin të Zi janë shprehur të gatshëm për bisedime.

“Kohë më parë zyrtarët e lartë shtetëror të Republikë së Malit të Zi ishin deklaruar se janë të gatshëm të bisedojnë me palën kosovare për të sqaruar procesin e demarkimit të kufirit mes dyja shteteve. Në të njëjtat valë ishte edhe kryediplomati malazez Sërgjan Darmanoviq, i cili ka thënë se Mali i Zi, se pala malazeze, do të jetë e hapur për bisedime me miqtë dhe partnerët kosovarë”, ka thënë Matoshi për lajmi.net.

Megjithatë, deklarimet e fundit të zyrtarëve të Malit të Zi, duke përfshirë edhe Daramanoviq nuk tregojnë që shteti mi i ri i NATO-s, është i gatshme për ta rinegociuar marrëveshjen e 26 gushtit të vitit 2015, të nënshkruar në Vjenë.

“Unë besoj se institucionet kosovare do të marrin vendimin për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit, duke u bazuar në atë se kufijtë që kanë ekzistuar në ish Republikën Federative të Jugosllavisë janë vërtetuar nga dy komisionet tona dhe një komision ndërkombëtare. Siç kam deklaruar më herët, Demarkacioni mes dy vendeve është punë e kryer”, ka thënë kryediplomati malazez pas takimit me Pacollin.

Por, Matoshi thotë se marrëveshja e Vjenës, parasheh korrigjime dhe po ashtu edhe dërgimin në Arbitrazh.

“Qeveria Haradinaj po e pret të përfundojë procesi dhe të shohë raportin e detajuar të Komisionit shtetëror dhe tek pastaj do të ndërmarr hapat e mëtejmë conform Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Ju rikujtojmë se Marrëveshja e Vjenes e 26 gusht 2015 – neni 2 i kësaj Marrëveshje nuk e përjashton mundesine e korrigjimit te procesit – porse përmban edhe dispozitën që përcakton se nëse palët pajtohen për ndryshimin dhe plotësimin e dispozitave të Marrëveshjes, mund të kërkohet edhe Arbitrazh Ndërkombëtar”, ka thënë Matoshi për lajmi.net.

Ramusha Haradinaj që në marrjen e postit të kryeministrit ka filluar punën lidhur me demarkacionin, duke shkarkuar Komision Shtetëror i cili kishte udhëhequr punën dhe duke emëruar një komision të ri.

Nga marrëveshja e vitit 2015, Kosova vlerësohet sa ka humbur territor 8000 hektarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme