Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, të cilin e njoftoi me prioritetet dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë.
Ambasadori Pfandler ka falënderuar Mnistrin Tahiri për bashkëpunimin e ofruar dhe ka vlerësuar lartë progresin e arritur në vend, sidomos hapat e ndërmarr në sistemin e drejtësisë, në veçanti rishikimin e Legjislacionit Penal.
Ministri Tahiri shprehu bindjen e tij që ky bashkëpunim në të ardhmen do të thellohet edhe më shumë, e sidomos në fushën e sundimit të ligjit.
Ambasadori Pfandler, duke vlerësuar të arriturat që ka bërë Kosova, ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e shtetit austriak për Kosovën./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...