Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do të qëndroj nesër në Vatikan ndërkaq një ditë më vonë do të udhëtojë sërish për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se Thaçi nesër udhëton në Vatikan, ndërsa të enjten do të takohet me Papa Françesku.
Pas kësaj vizite, të premten, presidenti Thaçi do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence”, ka thënë ky burim.
Kjo do të jetë vizita e tretë me radhë e Thaçit në SHBA brenda një muaji.
Javën e kaluar Thaçi bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli kanë qëndruar në SHBA ku janë takuar me zyrtarë shtetëror nga e gjithë bota, duke përfshirë këtu presidentë e kryeministra./arbresh.info/
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele