Google ADS

Ish-shefi i AKI-së shfaqet në punën e re (FOTO)

15:21 | 26 Shtator 2017
L G

Ish-shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Agron Selimaj pas dorëheqjes së tij nga posti i të parit të Inteligjencës ka nisur punën e tij si avokat, profesion të cilin edhe e ka studiuar.

Selimaj në një fotografi të publikuar  në Facebook, shihet përkrahë kolegëve të tij avokatë në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Selimaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i të parit të AKI-së në janar të këtij viti, duke mos dhënë ndonjë arsye për këtë vendim.

Ai pati udhëhequr Inteligjencën kosovare për dy vjet radhazi, që nga shkurti i vitit 2015, kur kishte ardhur në krye të kësaj agjencie pas dorëheqjes së Bashkim Smakajt. /Gita Lushi/Arbresh.info/

22045910_718748901643311_2939718539634399951_n

22053359_1634807243198552_80499597_n

 

unnamed_1485534035-2852579 unnamed-1_1485534037-4135422

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme