Komandanti i FSK-së pritet me ceremoni ushtarake në Ankara (VIDEO)

14:14 | 26 Shtator 2017
Arbresh.info

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Turqisë, gjenerali Hulusi Akar priti në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral lejtnant Rrahman Rama.

Rama gjatë vizitës së tij në selinë e Shtabit të Përgjithshëm u prit me ceremoni ushtarake.

Pas ekzekutimit të himnit të të dy vendeve, Rama përshëndeti gardën ceremoniale, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas ceremonisë Akar dhe Rama zhvilluan një takim të mbyllur për media.

https://www.facebook.com/AnadoluAgencyShqip/videos/767320546786626/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme