Korporata financiare “Deloitte” ka rënë viktimë e një sulmi kibernetik dhe vetë kompania ka pranuar se informacione personale, përfshirë e-maile të klientëve të saj janë kompromentuar.
Megjithatë, sipas kompanisë, sulmi është realizuar përmes një adrese e-maili dhe është kapur në fillimet e veta, ndaj shumë pak klientë janë prekur prej tij.
“The Guardian” raporton se vetë rasti është mësuar në muajin mars, por sulmi mund të ketë ndodhur disa muaj më parë, por është mbajtur i fshehtë nga kompania.
Kompania thotë se menjëherë ka kontaktuar klientët që janë sulmuar dhe u ka kërkuar përditësimin e parametrave të sigurisë, ndërkohë që nuk thotë numrin e saktë të personave të prekur dhe llojin e informacionit të kompromentuar.
“Deloitte” ofron shërbimet e saj në mbarë botën në fushën e auditimit dhe konsultimit në fushën financiare dhe atë të taksave. Në fund të muajit maj, kompania raportoi të ardhura prej 38.8 miliardë dollarë.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I