Nga ky muaj qytetarët e Kosovës do të paguajnë përgjysmë më pak TVSH për produktet esenciale.
Siç ka deklaruar ministri i Financave Avdullah Hoti, nga 16 % sa ka qenë TVSH-ja do të bëhet 8%.
Produktet të cilave do tu përgjysmohet TVSH-ja janë: buka, vaji, kripa, qumështi, orizi, vezët, pastaj është pjesa e librave dhe gazetave që trajtohen në një kategori të veçantë.
Në kuadër të 8%-it janë barnat, produktet farmaceutike, aparatet, pajisjet mjekësore.
Në listën e normës së ulur të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar do të hyjnë edhe shërbimet publike, që është uji, energjia elektrike, ngrohja dhe mbledhja e mbeturinave.
Përveç kësaj, Ligji parasheh edhe një listë rezervë që ministri ka të drejtë më vonë, varësisht nga zhvillimet ekonomike, të zgjerojë (listën) apo edhe ta ngushtojë, nëse mund të vijë deri te një vendim tjetër.
Bashkëlojtarët e Korenicës solidarizohen me futbollistin pas...
Shea: Zhgënjyese që Serbia s`po bashkëpunon për rastin e Ban...
Prishtina shënon fitoren e parë në elitën e basketbollit kos...
Scholz: E përsëris, nuk do të furnizoj Ukrainën me raketa ‘T...
Osmani flet për qëndrueshmërinë e grave në luftë dhe progres...
Dy golëshi i Zhegrovës i pamjaftueshëm për të marr fitoren L...