McAlister: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën thelbësor për praninim e Serbisë në BE

11:00 | 26 Shtator 2017
Arbresh.info

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister një intervistë për të përditshmen serbe ‘Blic’, ka thekusar se Serbisë ende i duhet punë në fushën e sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave, ndërsa ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është thelbësor për negociatat e pranimit në BE.

“Të 35 kapitujt janë po aq të rëndësishëm, por kur bëhet fjalë për kornizën negociuese, kapërcejnë në mënyrë të veçantë kapitujt në lidhje me sundimin e ligjit 23 dhe 24 nga njëra anë, si dhe vazhdimin e angazhimit të Serbisë përmes hapave drejt një përmirësimi më të dukshëm dhe më të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën, ajo që po negociohet në Kapitullin 35. Gjithmonë kam theksuar se ekziston mungesa e sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave në Serbi. Nevojitet një sistem funksional i drejtësisë, me një luftë të qartë dhe efektive kundër korrupsionit,” tha McCalister, transmeton portali arbresh.info

Blic: Herën e fundit ju keni mirëpritur thirrjen e Vuçiqit për dialog me Kosovën. Cilat janë reagimet në Bruksel, çfarë lloj zgjidhjeje për krizën e Kosovës do të ishte e pranueshme për Brukselin, sigurisht pa njohjen e drejtpërdrejtë të pavarisësë?

McAlister: Po, e mirëpresim iniciativën e Presidentit Aleksandar Vuçiç. Një përmisim i dukshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Prishtinën është një një parakusht shumë i rëndësishëm për kuadrin negociues të pranimit të Serbisë në BE. Prandaj, qasja konstuktive e Serbisë në këtë drejtim vlerësohet shumë në Bruksel. Shpresojmë që ky proces të dërgojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Blic: Sa është e mundshme të arritja e marrëdhënieve të mira me Prishtinën, nëse marrim parasysh se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, akuzohet për krime lufte?

McAlister: Bashkimi Europian mbështet vazhdimin e dialogut mes Serbisë dhe Prishtinë. Normalizimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve do të arrihet me pëlqimin reciprok të dy palëve.

Blic: A ka vend për Kosovën në UNESCO dhe ITERPOL?

McAlister: Atdheu im është Gjermania dhe është njëri nga 23 vendet e BE-së që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa pesë prej tyre ende nuk e kanë njohur. Njohja e sovranitetit të shtetit mbetet vendim ekskluziv i secilit vend, por e kuptoj se është thelbësore që Kosova të fitojë mbështetjen në rrugën drejt integrimit në organizatat ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme