Nga dhjetori i këtij viti fillon kalimi me pagesë në Rrugën e Kombit.
Për koncesionin, mesatarisht, çdo makinë që do të kalojë në këtë rrugë do të paguajë 5 euro me TVSH, ndërsa koncesionari do të marrë prej vitit të tretë të koncesionit edhe një shtesë prej 5 milionë eurosh në vit (nga viti i tretë deri në atë të 15) si subvencionim të koncesionit.
Projekti parashikon zgjerimin e një segmenti të Rrugës së Kombit, rreth 4 km në hyrje të Tunelit të Kalimashit, nga katër, në gjashtë korsi, ndërsa do të ndërtohen mbi- dhe nënkalimet, rrethimi dhe çdo element tjetër sigurie në autostradë, veç trarëve, që do të shërbejnë për vjeljen e taksës së rrugës.
Në të njëjtën kohë, vijon edhe procesi i ndërtimit të urave të mbetura përgjysmë në rrugën Kukës-Morinë, i zvarritur që prej tetë vitesh për mungesë fondesh, shkruan Lapsi.al.
Për vitin 2017 qeveria e Shqipërisë ka vënë në dispozicion 5 milionë euro.
Sipas drejtorit teknik të firmës Vega, që ka fituar tenderin për përfundimin e urave në rrugën Kukës-Morinë, pesë ura duhej të kishin përfunduar në qershor, por nuk kanë përfunduar, ndërsa dy urat e tjera, ku përfshihet edhe ajo më e madhja e këtij segmenti, në afërsi të ish-uzinës së Bakrit në Rexhepaj, nuk mendohet se do përfundojnë në afatin e përcaktuar në kontratë.
Sipas koncesionarëve të mirëmbajtjes së rrugës, për mjetet me ndjeshmëri sociale do t’i jepen bashkisë 100 mijë euro (për autobusë, etj). Por, nuk do të shpëtojnë nga pagesa banorët e Kukësit.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist