Detyra e Vincenzo Montellas në Milan raportohet të jetë në rrezik pasi Carlo Ancelotti dhe Antonio Conte janë duke u konsideruar si pasues të tij.
“Rossonerët” humbën 2 me 0 ndaj Sampdorias në vikend duke vendosur nën presion trajnerin pas shumave të mëdha të shpenzuara gjatë merkatos verore, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse ndryshimi i menjëhershëm i bankinës është refuzuar nga hierarkia e klubit, këtë mëngjes ‘Gazzetta dello Sport’ beson që e ardhmja afatgjate e Montellas është larg nga të qenurit e sigurt. Është e mundur që Conte dhe Ancelotti do të jenë në dispozicion verën e ardhshme pasi të dy janë kontaktuar nga Diavolo në të kaluarën.
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte pranoi dje (e hënë) se i mungon Italia dhe se do të rikthehet në Serie A një ditë dhe Milani mund të kthej vëmendjen tek ai për t’i kthyer ata në fitues të kampionatit ashtu siç bëri në Juventus.
Megjithatë, këtu është edhe hija e Ancelottit përreth Montellas, pasi legjenda e “Rossonerëve” besohet se do të largohet nga Bayern Munichu në fund të sezonit.
Ish drejtori ekzekutiv Adriani Gilliani ishte përpjekur për të bindur trajnerin të rikthehet në San Siro gjatë vitit 2015 dhe ishte refuzuar, por situata tani ka ndryshuar dhe Carletto mund të jetë i interesuar./arbresh.info/
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...