Google ADS

Fjalët e fundit më të famshmet

09:05 | 26 Shtator 2017
Arbresh.info

Disa njerëz flasin shumë e s’thonë asgjë, gjithsesi këta individë lanë ca fjalë të pavdekshme, shkruan arbresh.info.

Këto janë fjalët e fundit nga legjendat e muzikës, të shkencës dhe kulturës.

  1. Curt Cobain – Në letrën e tij të vetëvrasjes shkroi, “Më mirë është të digjesh se të zhdukesh ngadalë”.
  2. Leonardo Da Vinci – “E kam ofenduar zotin dhe njerëzimin sepse puna ime nuk arriti kualitetin që duhet të kishte”.
  3. Elvis Presly – “Po shkoj në tualet që të lexoj”.
  4. Thomas Gasso – Para se të ekzekutohej me varje tha pasi s’ia kishin respektuar dëshirën e fundit, “Pse s’m’i thate pastat”.
  5. 2pac – i tha policit para se të vdiste, “Fuck you”.
  6. James Brown – “Sot do të iki”, tha para se të shkonte të pushonte në shtëpinë e tij.
  7. Karl Marx – “Fjalët e fundit janë për idiotët që nuk kanë thënë mjaftueshëm në jetën e tyre”.
  8. Mbretëresha Maria Antonieta – “Më fal, nuk desha ta bëja” pasi i kishte shkelur këmbën atij që do ta ekzekutonte.
  9. Churchill – “Jam kaq i mërzitur”.
  10. Bob Marley – “Paraja nuk mund të blejë jetën”.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme