Personat e shurdhët, 96% e tyre që kryejnë shkollimin nuk dijnë shkrim dhe lexim

08:42 | 26 Shtator 2017
arbresh.info

Nebi Cakaj, përfaqësues i Shoqatës Kosovare për të Shurdhër, thotë se 96 për qind e personave të shurdhët që kryejnë shkollimin nuk dijnë shkrim dhe lexim, transmeton arbresh.info.

“Edukimi i tyre është shumë i dobët. 96%  e tyre që kryejnë këtë shkollim nuk din shkrim dhe lexim.  Ka shkollë në Prizren dhe një në Prishtinë. Shumica kanë kaluar në klasë të rregullta, dhe mësimi është më i vështirë.  Me Ministrinë e Arsimit ekziston një marrëveshje për asistentë klase të gjuhës së shenjave, por deri më tani është punësuar vetëm një,” shprehet Cakaj në RTK.

Ai shprehë shqetësimin për largimin e këtyre personave nga skema sociale duke i konsideruar si persona të aftë për punë.

“Por, që nga lufta deri tash nuk ka persona që janë punësuar në kompani private, ndërsa në institucione është vetëm një.”

Sipas tij, institucionet do të ishte mirë të punësojnë persona të shurdhët në mënyrë që institucionet private të shohin se edhe këta persona janë më gjendje të punojnë dhe ta kenë në një farë mënyre si model.

“Ka filluar përdorimi i gjuhës së shenjave edhe në institucione, mirëpo ka disa pengesa ka disa sfida për shkak që janë të cekura institucionet në të cilat mund të komunikohet, dhe shumica nuk janë të përfshira, marrim shembull noterin, nuk kemi drejtë të shkojmë në bankë me interpret, mos të flas për atë që nuk kemi drejtë të shkojmë në një kompani private të aplikojmë për punë ose për një intervistë pune.”

Një ditë më parë janë përmbyllur aktivitetet për javën ndërkombëtare të personave të shurdhët, dhe Cakaj thotë se fatkeqësisht i ka gjetur në gjendje jo shumë të mirë, dhe me shumë sfida e probleme, transmeton arbresh.info.

Ai ka bërë të ditur se shoqata Kosovare e të Shurdhërve në bashkëpunim me Qeverinë e kanë punuar një lloj rregulloreje, mirëpo nuk është e qartë.

“Është detyre e shoqatës të sigurojë interpretin, ndërsa në anën tjetër buxhetin e pagun Qeveria.”

Ai shton se personat e shurdhët “nuk duhet të shihen si gjynah, thjeshtë të shihen si të barabart por t’i mundësohet komunikimi përmes gjuhës së shenjave”.

Dita Ndërkombëtare për Persona të Shurdhët fillimisht është mbajtur në vitin 1953 në Romë të Italisë, aty janë mbledhë personat e shurdhër ku kanë filluar me aktivitete të ndryshme dhe çdo vit është vazhduar me të njejtën traditë, pra të tregohet për personat e shurdhët, nevojat e tyre.

Tashmë ka filluar të shënohet edhe në Kosovë nga rreth pesë mijë të shurdhët dhe 4.5 mijë persona të tjerë me vështirësi në dëgjim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme