Alexandre Lacazette shënoi me kënaqësi dy gola kundër West Bromit në Premierë Ligë mbrëmjen e së hënës por duket se nuk ishte aq i lumtur me atë që ndodhi jashtë fushës.
Pas fitores së skuadrës së tij, francezi ishte përzgjedhur për t’i kryer disa testime të zakonshme për drogë dhe shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të shprehur ndjenjat e tij rreth kësaj, transmeton portali arbresh.info.
Ai duke u tallur sugjeron që ishte testuar vetëm për shkak të dy golave impresive që shënoi mbrëmjen e kaluar.
“Dy gola, pastaj kontroll për doping? Në rregull djelmosha”, shkroi Lacazette në fotografinë e postuar pas ndeshjes.
Sulmuesi mund të duket aspak i kënaqur me përzgjedhjen për testin anti-doping por trajneri i tij ishte tejet i kënaqur me ndikimin e tij në lojë.
“Besoj se është duke u bërë më i fortë në çdo lojë”, tha Arsene Wenger pasi skuadra e tij mori tri pikë.
“Ai është i ri dhe sapo ka arritur në Angli. Kërkesat fizike janë shumë të mëdha. Teknikisht, ai është inteligjent dhe ju mund ta shihni këtë pas gjuajtjes së lirë, ai ishte aty për goditur topin ashtu siç janë sulmuesit e mirë”
Tri pikët zhvendosën Arsenalin në pozitën e shtatë në Premierë Ligë para ndeshjes së tyre kundër Bate Borisovit të enjten./arbresh.info/
https://twitter.com/LacazetteAlex/status/912424397117542400
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës