Programi i Kombeve të Bashkuara (UNDP), përmes projektit Anti-Korrupsion e në bashkëpunim me IPKO Foundation, do të zhvillojë fazën finale të ngjarjes “Game Over, Corruption”, nesër në XPortalEsports që njihet si njëri ndër lokacionet më të njohura për komunitetin e lojërave mobile.
Faza e parë e “Game Over, Corruption” është mbajtur në dhjetor të vitit 2016, e që ishte nje garë me synimin që përmes lojërave në telefona mobil, të përçojë mesazhin anti-korrupsion dhe në të njejtën kohë të angazhojë të rinjtë dhe t’i vetëdijësojë ata mbi rreziqet e korrupsionit.
Në fund të garës u zgjodhen dy ekipe fituese, që prezantuan dy konceptet më të mira, të cilat u shpërblyen me nga 4,000 Euro për t’i zhvilluar mëtutje dhe kompletuar lojërat.
Në këtë fazë përfundimtare, dy ekipet fituese do të prezantojnë konceptet e tyre dhe lojërat do të lansohen për publikun. Pjesëmarrësit në këtë ngjarje do të kenë rastin t’i testojnë dhe luajnë këto lojëra në hapësirat e XPortalEsports.
Në ngjarje do të marrin pjesë edhe Andrew Russell, Kordinator i OKB-së dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Abetare Gojani, Menaxhere e Programit në IPKO Foundation dhe Agnesa Belegu, Drejtoreshë e Lojërave në Zombie Soup, kompani për zhvillim të aplikacioneve.
“Game Over, Corruption” është iniciativë që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Daneze e Zhvillimit (DANIDA).
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...