Ndonëse një gjendër e vogël e pozicionuar në pjesën e qafës, tiroidja ka efekt thuajse në çdo qeliz, ind dhe organ të trupit.
Kjo është arsyeja përse mirëfunksionimi i kësaj gjendre është shumë i rëndësishëm. Sipas American Thyroid Association rreth 20 milionë amerikanë kanë një formë të sëmundjes së tiroides dhe më shumë se 60% nuk janë në dijeni të këtij problemi.
Një ndër format më shqetësuese të sëmundjes së tiroides është hipotiroidizmi (lexoni në këtë link më shumë për këtë sëmundje) gjendje gjatë të cilë tiroidja prodhon shumë pak hormone. Ju mund të përjetoni simptoma të tilla si dhimbje muskulore, kapsllëk, shtim në peshë, lodhje dhe humbje të kujtesës.
Lëkura mund t’ju thahet gjithashtu, flokët t’ju bien, të keni më ftohtë se zakonisht, tëpërjetoni luhatje humori dhe të keni dëshirë më të ulët seksuale. Veç një diete të mirëekuilibruar që përmban brokoli, lulelakët, ushqime të pasura me omega 3 etj, çaji i mëposhtëm mund t’ju ndihmojë gjithashtu të kuroni këtë problem.
LEXO EDHE: Ushtrimi i famshëm tibetian për trajtimin e gjëndrës tiroide
Përbërësit janë: ujë, xhinxher i grirë. arrë myshku (arre moskat), kanellë. limon dhe lëng portokalli. Përpara se ta konsumoni duhet të prisni 20 minuta.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...