Të martën, Meksika u godit nga një tërmet me magnitudë 7.1. Deri të mërkurën numri i të vdekurve u rrit në të paktën 295, sipas NBC News.
Tani, Meksika ka mbetur të vlerësojë dëmin dhe të përpiqet të gjejë të mbijetuarit e të mbajë zi për ata që humbën jetën.
Fernanda Castillo, njëra nga yjet e El Señor de Los Cielos, shfrytëzoi Instagramin për të bërë pikërisht këtë. Kushërinjtë e aktores 35-vjeçare ishin ndër ata që u vranë nga tërmeti vdekjeprurës.
“Unë mendoj se heshtja do të më mbajë, por dhimbja bërtet, unë pyes veten për kaq shumë gjëra, gjëra që nuk kanë përgjigje për ditët si këto, nuk di ç’të bëj më këtë dhimbje të papritur”, ka shkruar ajo në spanjisht së bashku me një fotografi.
“E di që kudo që të dy jeni, ju jeni të përqafuar, duke buzëqeshur dhe kështu dua t’ju kujtoj të dyve. Do të qëndroni në shpirtin tim dhe në zemrat e të gjithëve që ju kanë dashur juve”./kk
https://www.instagram.com/p/BZcy7drnP67/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...