Një vajzë që vuante nga sëmundja e alopecisë që shkakton rënien e flokëve ka surprizuar pjesën më të madhe të njerëzve me transformimin e saj.
Anastasya Sidorova ka flokë aq të shëndetshëm dhe të gjatë, sa i kanë vënë nofkën ‘Rapunzeli i jetës reale’. Modelja ruse vuante nga rënia e flokëve deri në moshën 18 vjec, por tani i ka aq të dendur sa merr pjesë në reklama për kompani shamposh si Pantene.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të alopecisë, por Sidorova u diagnostikua me alopeci androgjenetike si adoleshente. Kjo do të thotë se flokët i binin në sasi të mëdha.
Sipas dermatologëve britanikë, kjo sëmundje është më e shpeshtë te 50% e meshkujve pas moshës 50 vjec dhe rreth 50% e femrave pas moshës 65 vjec, por ndodh rrallë të adoleshentët si pasojë trashëgimie apo stresi.
Sidorova ka vërtetuar se alopecia është sëmundje e kurueshme pasi një vizitë te trikologia bëri që ajo të fitojë vetëbesimin për të bërë trajtime.
Në faqen e saj në Instagram, ajo sugjeron se flokët duhen tharë me ajër 60% ndërsa nuk duhen përdorur pajisjet për ti drejtuar që të qëndrojnë të shëndetshëm
Tashmë, 23-vjecarja ka vendosur që të trajnohet për tu bërë trikologe që të shpëtojë shumë njerëz nga rënia e flokëve.
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...