Google ADS

Reagon zyra e Gjuriqit për ‘misionin humanitar rus’: Hoxhaj po fut frikë të pabazuar

23:50 | 25 Shtator 2017
M. A.

Kanë vazhduar polemikat për “misionin humanitar rus”, të cilin planifikon ta sjellë Serbia në Kosovë.

Serbia ka reaguar pasi zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se “misioni rus në Kosovë” është vetëm një maskë që ka për qëllim ta kthejë prapa investimin qëllimmirë të Perëndimit në rajon.

Zëvendësi i Marko Gjuriqit në Zyrën për Kosovën të Qeverisë së Serbisë ka thënë se kjo është një frikë e pabazë, duke iu përgjigjur reagimit të Hoxhajt.

“Në vend se të përhap frikë të pabazuar nga humanitarët rusë, ai mund të merret me humanitarët e rrejshëm, që e nxisin rininë e Kosovës për të shkuar në Siri dhe zonat tjera të luftës në Lindjen e Mesme”, ka thënë zëvendësi i Gjuriqit, Dushan Kozarev

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme