Kandidati për kryetar të Komunës së Podujeves nga LDK, Agim Veliu ka zhvilluar një takim me sportistët dhe punëtorët sportivë.
Ai u ka premtuar përmisimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve të tyre, transmeton Indeksonline.
Shkrimi i plote i tij:
Në takimin me sportistët dhe punëtorët sportivë, veteranët e sportit llapjan i falënderova për kontributin e dhënë në avancimin e sportit, ndërsa sportistëve aktivë, u premtova përmirësimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.
Gjatë këtij mandate kemi punuar shumë për sportin, ndërsa në mandatin e ri, që do ta fillojmë me 22 tetor, do ta kompletojmë stadiumin qytetit me infrastrukturë përcjellëse, si dhe do ta përfundojmë projektin e palestrës sportive, në bazë të standardeve për zhvillimin e garave nacionale dhe ndërkombëtare.
Me prioritet do t’i trajtojmë edhe ndërtimin e fushave sportive në komunitet. Janë në procedurë ndërtimi i terreneve sportive në Lagjen e “Brecalive” dhe në fshatin Llugë.
Me projekte të ngjashme do të vazhdojmë edhe në lagje dhe pjesë të tjera të Podujevës.
#LidhjaPërSportin
#LDKAgimVeliu47
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor